Kosova12 Dhjetor 2022, 17:36

Anuloi vizitën në Kosovë, Këshilltari i Lartë i DASH pozitiv me Covid-19

Shkruar nga Pamfleti
Anuloi vizitën në Kosovë, Këshilltari i Lartë i DASH

Mëngjesin e sotëm, u bë me dije se këshilltari i lartë i departamentit të Shtetit amerikan, Derek Cholletat anuloi vizitën për në Kosovë.

Arsyeja mësohet se ishte fakti që rezultoi pozitiv me Covid-19.

“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak se kam rezultuar pozitiv me Covid. Do të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillim vitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Chollett kishte planifikuar të takohej bashkë me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor dhe së bashku të vinin në Prishtinë.

Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot do ta presin Escobarin për takim.

Prishtine