Showbiz18 Korrik 2019, 22:53

Aplikacioni që po çmend rrjetin, psikologët tregojnë sekretin: Ja përse jeni fiksuar për të parë veten të plakur

Shkruar nga Pamfleti
Aplikacioni që po çmend rrjetin, psikologët tregojnë

Nëse veç keni dashur ta dini se si do të dukeni pas 30-40 viteve, atëherë tani këtë jua mundësoi aplikacioni i famshëm FaceApp. Një aplikacion i cili ju bën të dukeni si plak/e, si fëmijë por edhe mundet t’jua ndryshojë gjininë.

Pavarësisht se fillimisht është lancuar në vitin 2017, aplikacioni tani është duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku edhe yjet si Gordon Ramsay, Drake dhe Jonas Brothers kanë postuar fotografi duke treguar se si duken si më të vjetër.

Megjithatë, pavarësisht se mund t’ju duket si mënyrë argëtuese për ta kaluar kohën, faktikisht aplikacioni ka efekte potenciale psikologjike – të mira e të këqija.

William Chopik është psikolog dhe profesor, ndërkaq thotë se duke ditur se si do të dukemi në pleqëri, kjo është pak a shumë diçka që na streson. Filter i pleqërisë e nxit idenë se pleqëria mund të jetë diçka e padëshirueshme dhe mund ta bëjë njeriun të ndihet keq, shkruan tg.

Sidoqoftë, aplikacioni ka edhe efekte pozitive. Në një mënyrë, aplikacioni ndihmon ta normalizojmë faktin se çdo njeri plaket dhe se duhet të mësohemi me këtë fakt.

Kuriozitete