Aktualitet25 Qershor 2018, 21:19

Arben Derhemi akuzon si të shitur aktorët pro shembjes së teatrit: Një Artan Imami do të përfitojë mbi kurrizin tonë

Shkruar nga Pamfleti
Arben Derhemi akuzon si të shitur aktorët pro shembjes së

Arben Derhemi akuzon si të shitur aktorët pro shembjes së teatrit: Një Artan Imami do të përfitojë mbi kurrizin tonë

Edhe pasditen e sotme një grup artistët protestuan për çështjen e teatrit të ri Kombëtar.

Ata sulmuan këtë pasdite kolegët e tyre të cilët janë shprehur në favor të ndërtimit nga e para të një godine për Teatrin Kombëtar, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta.

Aktori Arben Derhemi, që është kryetar i Sindikatës së Artistëve të TK-së, sulmoi direkt aktorin Artan Imami, por jo vetëm, që sipas tij do të përfitojë nga Ministria e Kulturës.

Dy fjalë për ata që kishe mbledhur sot atje, meqë na akuzove për PD-istë.

Njëri të bën fushatë elektorale në Ersekë, tjetri të bën fushatë elektorale në Tiranë, tjetri do të bëhet drejtor i amfiteatrit që ti sapo bëre dhe del atje dhe flet.

Njëri do të marrë sportelin e vetëm që do të jetë në Shqipëri për marrjen dhe për mbledhjen e fondeve  për të drejtat e autorit, quhet Artan Imami, na vinte këtu dhe na mblidhte firma.

Na mblidhte firma të dashurit e mi, që sot del dhe thotë: S’keni turp.

Ai njeri do të përfitojë nga Ministria e Kulturës sportelin e vetëm të mbledhjes së të drejtave të autorit, që ta dini mirë”, tha Derhemi./Tema

 

Aktualitet Akuzon Arben Derhemi Artan Imami teatri