Anti-Mafia21 Tetor 2018, 19:35

Arben Ndoka, “marionetë” e politikës. Ilir Meta i vrau vëllanë, Edi Rama e arrestoi

Shkruar nga Pamfleti
Arben Ndoka, “marionetë” e politikës. Ilir Meta i vrau

Arben Ndoka, “marionetë” e politikës. Ilir Meta i vrau vëllanë, Edi Rama e arrestoi

Nuk kishte se si të ndodhë ndryshe!

Në kushtet kur mafia politike është në ditët e saj më të zeza, në kushtet e një presioni në rritje nga jashtë Shqipërisë, për të zbutur trysninë e pazakontë të ndërkombëtarëve, “kulçedra” po dorëzon një nga një të përdorurit dhe këlyshët e saj të krimit.

Pasi i përdorën në punët e tyre më të zeza, pasi iu imponuan popullit përmes dhunës dhe arrogancës së tyre, pasi morën me dhunë votat prej tyre, pasi iu kundërvunë edhe faktorit ndërkombëtarë me emrat e tyre, siç duket tanimë ka ardhë koha t’i lëshojnë e ti rrokullisin në theqafje.

Ato e përdorën Arben Ndokën në mënyrën më të tmerrshme, e përdorën si “mish për top” në luftën e paprinciptë mes tyre, e përdorën si “marionetë” për të justifikuar përplasjen e rreme mes tyre..

E nxitën egërsinë, ekspresivitetin, mentalitetin e tij kanunor për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta, për të matur forcat, për të matur qasjet e tyre kriminale e për të eksperimentuar se deri ku mund të durohet makabriteti i tyre..

Dhe shkuan skajshëm drejt një eksperimenti skandaloz duke i vrarë vëllain e tani ai nuk u duhet më, as palës që e përdori e as palës që e vrau..

Në të gjitha tryezat në Tiranë dhe në Lezhë, nën dhe mbi zë, përflitet se vëllain e Arben Ndokës, Sandrin, e vrau Ilir Meta përmes vrasësve me pagesë të Niklës, me dirigjim nga Tirana.

Deri dje politika dhe mafia ishin në paqe dhe në mbështetje të njëra-tjetrës, e ndërsa sot, ato janë në luftë, në luftë për territore, se litari është mbledhur../Pamfleti

Anti-Mafia “marionetë” e politikës; Ilir Meta i vrau vëllain arben ndoka Edi Rama e arrestoi