Aktualitet 5 Shtator 2022, 11:28

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministren Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Në një prononcim për media, Arifi u shpreh se nuk do të takohet me ta dhe nuk do të marrë pjesë as në drekën e punës të paralajmëruar me liderët politikë të atjeshëm, kjo për shkak se siç u shpreh ai, e kanë injoruar Preshevën.

“Jo, nuk do t’i takojë si shenjë proteste që e kanë injoruar komunën e Preshevës, për shkak të injorimit që i kanë bërë Preshevës dhe shqiptarëve në komunën më të madhe shqiptarë në Luginë, nuk do të marrë pjesë as në drekë, sepse tjera termine as që kanë paraparë”.

 

 

 

 

Aktualitet Arbërie Nagavci Besnik Bislimi Shqiprim Arifi