Aktualitet29 Dhjetor 2022, 21:57

Arjan Çani: Lulzim Basha do të rikthehet, po punon fort në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti
Arjan Çani: Lulzim Basha do të rikthehet, po punon fort në

Gazetari Arjan Çani është shprehur se Lulzim Basha do të kthehet sërish në PD.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai theksoi se Basha është duke negociuar për t’u rikthyer me siglën e PD-së ndërsa ka shtuar se ai është një njeri që di të flasë dhe t’i drejtohet publikut.

Luli do rikthehet me siglën e PD-së. Do rikthehet në formën e vet. Luli ka zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë. Luli është duke negociuar. Në fund të fundit këto 8 vite i kanë shërbyer. Është një njeri që di të flasë, di t’i drejtohet publikut. Luli e ka të lehtë për t’u rikthyer. Nuk e di nëse do rikthehet si kryetar i PD-së apo jo“, tha ai.

Aktualitet Basha Cani PD