Arma e fundit e Edi Ramës për shkatërrimin e Ilir Metës

Arma e fundit e Edi Ramës për shkatërrimin e Ilir Metës

Mesazhi i kërcënues i njeriut të Ramës për Ilir Metën, PS gati të presë buxhetin e Presidencës nëse Meta nuk zbythet brenda 7 ditëve duke dekretuar Lleshin

Edi Rama ka në duar një armë të fundit për goditjen e Ilir Metës dhe mbylljen e Presidencës, e cila është shndërruar në skutë pazaresh dhe shantazhesh, për të mbajtur të bashkuar bandën e hajdutëve të LSI me para dhe prona publike.

Nëse Ilir Meta nuk do të zbythet brenda 7 ditëve, duke i firmosur Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme, mazhoranca po mendon që t’i heqë buxhetin Presidencës, duke e nxjerrë jashtë loje. Buxheti i Presidencës po diskutohet aktualisht në Kuvend, ndërsa për miratimin e tij do të vendoset pasi të skadojë afati prej 7 ditësh që Ilir Meta ka në dispozicion për dekretimin e Lleshit.

Sinjalet për zbatimin e këtij plani i dha deputeti i PS, Bashkim Fino, por edhe Edi Rama ka deklaruar se kjo ‘çështje nuk mbaron me kaq’.

Fino ka deklaruar se Presidenca ka një staf të fryrë që paguhet kot me paratë e shqiptarëve.

“Ka më shumë se sa duhet. 85 veta për një president. Janë goxha fond. Kanë realizuar shumë pak investime. Nëse nuk i bëni, jua japim të tjerëve”.

Pas këtij mesazhi të Finos, Edi Rama i ka dërguar edhe një herë sot emrin e Sandër Lleshit në tavolinë Ilir Metës për ta dekretuar.

Gjatë dy ditëve të fundit, Ilir Meta ka marrë edhe dy mesazhe të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Përfaqësuesit e SHBA dhe BE në Tiranë kanë kërkuar hapur që Sandër Lleshi duhet të ketë kompetenca të plota, pasi Ministria e Brendshme është shumë e rëndësishme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nisur edhe nga reagimi i fortë i ndërkombëtarëve, Edi Rama i ka dhënë Ilir Metës edhe 7 ditë kohë për dekretimin e Lleshit. Afati mbaron në fund të javës që vjen. Nëse Ilir Meta nuk zbythet brenda këtij afati, do të nisë zbatimin e planit B./Pamfleti

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti