Aktualitet 7 Maj 2018, 21:23

Armand Dukës po i shtrëngohet laku, dhuna ndaj gjyqtarëve në Vlorë ishte sinjal për “Bosin” e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Armand Dukës po i shtrëngohet laku, dhuna ndaj gjyqtarëve në Vlorë ishte sinjal për “Bosin” e futbollit shqiptar

Ndeshja midis Flamurtarit dhe Vllaznisë të shtunën pasdite u pasua nga një dhunë verbale e fizike ndaj trupës së gjyqtarëve, ku është goditur edhe gjyqtari anësor Ilir Tartari, i cili përfundoi në spital i qepur në vetull si pasojë e goditjeve.

Ngjarja e Vlorës alarmoi Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila reagoi menjëherë dje, ndërsa sot iu shtua edhe reagimi i shoqatës së arbitrave. Egërsia e fjalorit të federatës, që paralajmëronte masë penalizuese të rëndë për Flamurtarin tregon qartë se FSHF dhe kreu i saj Armand Duka janw kapur paniku dhe nuk dinë cfarë bëjnë e cfarë thonë në këtë moment.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Për Dukën laku është shtrënguar, sepse i ka dalë situata nga kontrolli. Manipulimet e ndeshjeve të bëra me orientim nëpërmjet “xhaketave të zeza”, kanë arritur në një pikë që kanë acaruar atë pak publik që ndjek ndeshjet e futbollit, përfshi dhe drejtuesit e klubeve.

Rasti i Vlorës është i përsëritur, pasi ky klub prej fillimit të sezonit vijon të akuzojë gjyqtarët se ia kanë me hile dhe ia kanë prishur objektivat e klubit vlonjat. Dhe arbitrat janë viktima e parë e dhunës.

Pas gjyqtarëve e kanë radhën zyrtarët e ndeshjes që delegohen nga FSHF e në fund vetë zyrtarët brenda federatës, përfshi dhe presidentin Armand Duka, i cili ka nofkat e të fortit “Shefi”, “Bosi, “Kapo” etj. Laku është shtrënguar fort, sepse klubet në këtë moment final janë të acaruara dhe mund të cenohen objektivat e tyre.

Rasti i Vlorës, ku zyrtarët e klubit vlonjat u përplasën me gjyqtarët dhe dhunuan njërin nga arbitrat, janë një sinjal i qartë për Armand Dukën, i cili ka kohë që nuk e kalon Tiranën të ndjekë ndonjë ndeshje drejtpërdrejt. /Pamfleti Sport

Kryesore