Arrestimi i Balilit rrëzon qeverinë, ka filmuar ministra dhe deputetë me dashnore në hotelin e tij  

Arrestimi i Balilit rrëzon qeverinë, ka filmuar ministra dhe deputetë me dashnore në hotelin e tij  

Politika shqiptare luftë DEA-s amerikane dhe Greqisë për mbrojtjen e Balilit, ja si i ka kapur dhe përlyer Eskobari i Ballkanit LSI, PS dhe PD, videot kanë skena të nxehta erotike, hoteli u inaugurua nga Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj  



Politika shqiptare prej gati 12 muajsh është përfshirë në një luftë të ftohtë, të nëndheshme dhe jetë a vdekje me DEA-n amerikane, autoritetet greke dhe shërbime të tjera partnere, në mbrojtje të Kelmend Balilit, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit.

Mbrojtja e baronit të drogës nga arrestimi është jetike për ekzistencën e politikës shqiptare, e certifikuar tashmë nga shumë analiza, studime, sondazhe dhe raporte ndërkombëtare si më kriminalja dhe e korruptuara në planet.

Për mbrojtjen e Balilit janë angazhuar tre partitë kryesore në Shqipëri, në pushtet dhe në opozitë, të cilat janë bashkë kur vjedhin, kur përfitojnë nga trafiqet e drogës si dhe kur duhet të mbrohen nga drejtësia. Balili sillet vërdallë nga Tirana në Sarandë, i qetë dhe sigurt.

Ai mund të arrestohet për disa minuta, por arrestimi i tij nuk lejohet nga Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike. Nuk lejohet sepse arrestimi i Balilit mund të rrëzojë qeverinë dhe të tronditë opozitën e bashkuar PD-LSI.

Kelmend Balili i ka përlyer dhe ka kapur të gjithë palët.

Arma më e fortë e Balilit janë disa video erotike dhe orgjie të përfaqësuesve të PS, LSI dhe PD. I vetëdijshëm se një ditë mundtë të përfundonte në duart drejtësisë, Balili ka filmuar ministra, ish-ministra, deputetë, drejtues institucionesh, drejtorë etj., me dashnoret e tyre, në hotelin e tij të famshëm “Santa Quaranta”, në Sarandë.

Për shumë kohë, hoteli i Balilit ishte oazi kryesor, më i preferuari, më i qetë dhe i ‘sigurt’ për politikanët shqiptarë, që kalonin orë ose net me dashnoret e tyre.

Ata janë filmuar jo vetëm duke hyrë dhe duke dalë me dashnore nga hoteli i Balilit, por për ta ka edhe regjistrime filmike në dhomat e hotelit, bashkë me dashnoret.

Videot përmbajnë skena të nxehta erotike të ministrave, ish-ministrave dhe deputetëve, në disa raste edhe regjistrime orgjish.

Ylli Manjani, një nga ish-ministrat e Edi Ramës, ka denoncuar kolegët e tij se janë filmuar me dashnoret në hotelin e Balilit.

Manjani tha: “Në Santa Kuaranta, ministrat e Ramës flinin me dashnoret, kur në Tiranë doli emri im. Kjo është regjistruar shumë mirë nga shërbimet partnere”.

Më vonë u përfol se edhe vetë Manjani e kishte frekuentuar hotelin e Balilit në Sarandë. Por ajo që është e sigurt dhe që është parë nga të gjithë është se hoteli i Balilit është inauguruar nga ministri i Arben Ahmetaj dhe Presidenti Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta dhe Ahmetaj, gjatë ceremonisë së inaugurimit, kanë mbajtur edhe një fjalim për rëndësinë dhe vlerën e hotelit të Eskobarit të Ballkanit.

Pas inaugurimit, qarkullojnë shumë emra ministrash, ish-ministrash dhe deputetësh që kanë frekuentuar me dashnoret hotelin e Balilit dhe që janë filmuar.

Nëse Balili arrestohet, në shenjë hakmarrje ai mund të publikojë videot. Kjo është arsyeja se pse LSI, PS dhe PD janë vënë në rresht për ta mbrojtur dhe ruajtur Balilin me çdo kusht.

Mes Kelmend Balilit, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste ka lidhje të forta, të hershme dhe komplekse.

Në vitin 2010, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, i dha Balilit ish-kampin e punëtorëve në Sarandë.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e emëruan Balilin drejtor të rëndësishëm në Sarandë.

Ministrat e LSI i kanë dhënë Balilit koncesione dhe tendera.

Edi Rama e mbrojti Balilin si drejtor dhe lejoi fuqizimin e tij me linjën e trafikut të drogë./Pamfleti.com