Arrestohen shtatë aktivistë, u kapën me ”presh në duar” duke shkruar parulla te Gjykata kundër dhunës ndaj grave

Arrestohen shtatë aktivistë, u kapën me ''presh në duar'' duke shkruar parulla te Gjykata kundër dhunës ndaj grave

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë aktivistë të saj, tksa ishin kapur duke shkruar  parulla kundër dhunës ndaj grave në Gjykatën Themelore në Gjakovë.



“Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë ndersa po shkruanin parrulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla ‘Gratë dhunohen, policia flen’ është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flejnë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t’i pengur aktivistet që kërkojnë drejtësi”, ka njoftuar VV.
 
Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.
 
“Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjëse komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t’i parandalojë por as pasi ndodh krimi nuk veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinsë, kundër diskriminimeve, thuhet në njoftimin e VV-së.
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.