Kronike20 Korrik 2019, 15:29

Arrestohen shtatë shqiptarë, ishin “tmerri” i Mykonos me një seri grabitjesh

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohen shtatë shqiptarë, ishin “tmerri” i Mykonos me

Shërbimi Policor grek ka arritur të shkatërrojë një bandë të shqiptarëve që ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër shtëpitë e banorëve në Mykonos. Policia arrestoi shtatë shtetas shqiptarë të moshës 23 deri në 39 vjeç dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mbi grupin e bandës së shqiptarëve tashmë të arrestuar rëndojnë veprat penale të organizimit të grupit kriminal, vjedhjes, dhunës ndaj nëpunësve civilë, hyrjes ilegale, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Në veçanti, zyrtarët policorë të taks forcës identifikuan ditën e enjte, në 18 korrik 2019 pas inspektimeve të plota të IHG, një makinë në të cilën u ndodhën katër prej të akuzuarve, nga ku njeri prej tyre u largua. Nga kontrolli i policisë i kryer në automjet u gjetën dhe sekuestruan: 8 pasaporta të palëve të treta; shufra metalike; 4 doreza pune; 2,230 euro, 1,500 dollarë, 11,000 paund Liban, 180 rads të Afrikës së Jugut; 3 telefona celularë.

Tre raste të vjedhjeve të vilave turistike të dhëna me qira të ndodhura këto mbrëmjen e së enjtes në 18 korrik 2019 u identifikuan nga studimi i kombinuar i fakteve të rastit. Gjithashtu, është sqaruar edhe shkelja e një banese e kryer nga një nga autorët më 28 maj 2019.

Kronike