Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar dhe 3 vëllezërit e tij, pjesë e një bande kriminale (Foto-Emrat)

Arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar dhe 3 vëllezërit e tij, pjesë e një bande kriminale (Foto-Emrat)

Një biznesmen shqiptar është arrestuar së bashku me tre vëllezërit e tij në Itali, pasi akuzohen për trafik droge. Në pranga ka rënë Presidenti shqiptar i skuadrës italiane të futbollit, Darfo Calcio, Gëzim Sallaku, së bashku me 3 vëllezërit e tij, Gazmir, Taulant e Isuf, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përfshirjes në një grup trafikantësh droge italo-shqiptar.

Sipas mediave italiane, në pranga janë vendosur në total 30 persona, të cilët kanë rezultuar si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte drogë nga provinca e Parmës dhe Bergamos drejt Breshës.

Sipas hetimeve paraprake të antidrogës italiane,dyshohet se sipërmarrësi shqiptar mund të jetë i përfshirë me aktivitetin kriminal të kësaj bande trafikantësh pasi në vilën e tij në liqenin Iseo i janë gjetur të fshehura në garazhd tre pistoleta me municione.

Gëzim Sallaku u akuzua kohë më parë nga Financa Italiane për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, mashtrim fiskal e falsifikim dokumentash, gjë që coi në arrestimin e tij dhe në sekuestrimin e pasurive. Por, gjykata e la më pas të lirë duke i hequr kështu edhe masën e sekuestros. Në mes të muajit tetor në pranga është vënë dhe një familjar i vëllezërve Sallaku , Sajmir Sallaku, i cili u arrestua në flagrancë me 1 kg kokainë.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti