Aktualitet22 Prill 2019, 19:00

Arrestohet një shtetase në Kakavijë për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet një shtetase në Kakavijë për armëmbajtje pa

Ditën e sotme është arrestuar një shtetase shqiptare nga policia kufitare e Kakavijës. Mësohet se arsyeja e arrestimit është një pistoletë e tipit “Glock” dhe 9 fishekë që iu gjetëbn asaj pas kontrollit në kufi. Pas një kontrolli në automjetin e përdorur prej saj, ku në bagazh u gjetën të fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë thuhet në njoftimit e policisë.

Njoftimi i policisë:

Kakavije.
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit.
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Aktualitet