Bota25 Gusht 2018, 18:21

Arrestohet udhëheqësi i opozitës ruse

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet udhëheqësi i opozitës ruse

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar në Moskë. Arsyeja për arrestimin e tij nuk është ende e qartë, tha zëdhënësja e tij në Twitter.

“Navalny, tani është në stacionin e policisë Danilovsky, ata nuk kanë thënë se përse ai është në pranga dhe pse i kanë hequr telefonin e tij”, ka thënë Kira Yarmysh.

Në një intervistë për radio Ekho Moskvy, zonja Jarmysh tha se ndoshta ky veprim mund të ketë lidhje me planet e z. Navalny për të mbajtur protesta kundër reformës së pensioneve.

Në një blog post të botuar të shtunën, Navalny tha se protestat do të zhvillohen në Moskë dhe “në pothuajse njëqind qytete të tjera”.

Politikani i opozitës ka kritikuar rritjen e planifikuar të moshës së pensionit, që ka çuar në një shpërthim të rrallë të zemërimit publik.

Më shumë se 2.8 milion rusë kanë nënshkruar një peticion kundër reformës mbështetur nga partia qeverisëse e presidentit Vladimir Putin.

Aktivisti 42-vjeçar është përballur me një seri akuzash që kur ai u bë figura kryesore e opozitës që bënte fushatë kundër sundimit të z. Putin në demonstrata masive në 2011 dhe 2012.

Bota Arrestohet udhëheqësi i opozitës ruse