Arrogancë epike e Ramës, ministrat kukulla certifikojnë ato që kryeministri e stafi tij u japin të shkruar. Vendi pa qeverisje dhe në dorë të “ponjave” të kryeministrisë

Arrogancë epike e Ramës, ministrat kukulla certifikojnë ato që kryeministri e stafi tij u japin të shkruar. Vendi pa qeverisje dhe në dorë të “ponjave” të kryeministrisë

Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama është në kolaps të plotë. Ka një asfiksi të panatyrshme tërë punëve në vend, teksa qeverisja është në vitin e parë të mandatit të saj të dytë.

Askund nuk punohet, vetëm ka një tentativë për të dhënë spektakël për qytetarët.

Sa herë që ka aktivitet kryeministri Edi Rama, dy apo tre ministri do të lenë tërësisht punën dhe do të mbushin sallën e zhvillimit të aktivitetit të radhës.

Ku kryeministri Edi Rama do të shpalosë nga foltorja e radhës “erudicionin “e tij llafollogjik që nuk kanë asnjë lidhje me qeverisjen e vendit. Pasi punët kanë ngelur në vend, janë kalcifikuar dhe presin zgjidhje.

Por sërish do të kalohet në spektaklin e radhës, pavarësisht se tashmë dhe kjo mënyrë e të bërit politikë dhe mënyrë për të qeverisur është zhvelftësuar në sytë e qytetarëve.

Të cilët nuk ushqehen as me llafologjinë e Edi Ramës dhe as me mënyrën e paraqitjes në publik nga stafi i Ramës. I cili ka dështuar në mënyrën më të suksesshme përballë qytetarëve në paraqitjen e një imazhi të parfumuar të kryeministrit Edi Rama.

Dështim që ka sjellë daljen e kryeministrit në mënyrë reale, ashtu të paaftë dhe të pasuksesshëm për të qeverisur, ndonëse me një opozitë të shkatërruar përballë. Por ky nuk është arsyetim dhe as justifikim, pasi qytetarët duan qeverisje. Edi Rama po e kthen veten në kult.

Tashmë gjithçka kalon nga dora e tij, gjithçka është bërë nga stafi i tij i ngushtë, i përbërë nga njerëzit më malinj shqiptarë si të mbledhur me dorë.

Por dhe nga vajza të reja që nuk kanë bërë asnjë ditë punë dhe që po etiketohen si “ponjat” e kryeministrisë. Që pasi promovohen në kryeministri, dhe shpërndarë shkatërrimin e administratës në të gjitha ministritë dhe institucionet e varësisë, papritur shndërrohen në drejtuese dhe dora e zgjatur e kryeministrit nëpër ministri.

Ndërsa ministrat janë kukullat që certifikojnë çfarë u shkon e shkruar nga kryeministri dhe stafi i kryeministrisë.

Pjesa më e madhe e stafit kryeministror janë me shkollim të mangët, pa asnjë përvojë pune dhe mbi të gjitha me dozat më të larta të malinjitetit, që ka shkaktuar mjaft probleme në marrëdhëniet me ministritë, institucionet dhe qytetarët.

Dhe kur Ministrat janë kukulla, imagjino si mund të jenë zv.ministrat, drejtorët e të gjithë niveleve nëpër ministri apo institucionet e varësisë.

Të cilët nuk guxojnë të shkojnë të përballen me qytetarët, pasi nuk kanë dorë të emërojnë asnjë pastruese.

Gjithçka është përqëndruar në dorë të kryeministrit Edi Rama, sa dhe ministrat kanë nisur të tallen: Gjithçka është në dorë të Edvinit, çoni mesazh se “ponjat” e kryeministrisë do ta zbardhin dhe problemi zgjidhet.

Nuk ka rëndësi a do kenë surrat ministrat, zv.ministrat apo drejtorët në dikastere apo institucione varësie të dalin në fushatë. Rëndësi ka se deri më tani ka vetëm fjalë.

Kjo shihet qartë po të hysh në faqen e kryeministrisë dhe të shohësh ligjet dhe vendimet e miratuara. Janë në kushtet e vobektësisë. Apo dhe marrëveshjet e nënshkruara, rrugët e shtruara apo ndonjë punë e bërë. Zero. Vetëm spektakël.

Dhe këtu nuk përjashtohet as Erion Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, që vizon vetëm rrugët që ka bërë Rama në mandantin e parë dhe të dytë në krye të bashkisë Tiranë, prish dhe rregullon rrugë, arnon asgjë të bërë nga e para. Një dështim i plotë.

Shqiptarët janë pa punë, pa bukë dhe s’kanë asnjë terezi të dëgjojnë ligjërimet e Ramës.

Ata s’gjejnë as zgjidhje të ministrat apo të emëruarit, pasi nuk kanë asgjë në dorë: Drejton Edi Rama nga qendra. Kukullat e tij ministra vetëm certifikojnë.

Ndërkohë korrupsioni ka mbërthyer administratën, pasi piramida e tij është shumë e “kithët”.

Fillon nga kryeministri Edi Rama, dy tre të besuar në Kryeministri dhe “dora e zgjatur” nëpër dikastere. Të cilët vendosin për tenderat, zonat ekonomike, dhënien e pronave me qira.

Duke përdorur jo vetëm pasurinë e shtetit por dhe pronat e qytetarëve. Siç është rasti i tokave dhe pronave në bregdet.

Goditja ndaj abuzuesve, mirë është bërë në fakt, por që nga kryeministri më tepër shihet si një goditje ndaj atyre që i kanë hyrë në pjesë se sa ndaj keqbërësve dhe abuzuesve me pronat.

Një situatë pa shpresë, me një kryeministër që e ka kthyer veten në kult dhe me një opozitë të vdekur. Duhet një goditje e rëndë, një spastrim total. Të shpresojmë te SHBA e BE./Pamfleti.com

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti