Aktualitet19 Maj 2019, 11:39

Artan Fuga trondit: Po më kërcënojnë dhe fizikisht që të hesht për reformimin e Akademisë së Shkencave

Shkruar nga Pamfleti
Artan Fuga trondit: Po më kërcënojnë dhe fizikisht që

Profesori dhe akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka publikuar në rrjetin social Facebook një status ku ka sjellë edhe një herë tjetër në vëmendje propozimin e tij për reformimin e plotë të Akademisë së Shkencave dhe për ta sjellë kërkimin shkencor në Shqipëri në nivelin e merituar.

Sipas Fugës, ai është kërcënuar që të heshtë sepse forcat obskuritantiste në vend po përpiqen ta pengojnë, se ky propozim shkon përtej interesave të tyre material.

Statusi plotë i Artan Fugës:

Ja teksti që u djeg !
—————————-

Ja kopertina e tekstit të propozimit tim për reformimin e Akademisë të shkencave. Eshtë një broshurë me pak faqe por që prej vitesh censurohet egërsisht, sikur të ishte trakt politik kundër diktaturës të kohëve të shkuara!

Djeg dhe u dhemb të gjitha forcave obskurantiste në Shqipëri, sepse e vendos kërkimin shkencor dhe dijen kombëtare në shinat e shëndosha sikurse e meriton Shqipëria, përtej korrupsionit, parazitizmit, politizimit, privilegjeve financiare pa punë të vërtetë.

E censuron egërsisht Akademia e Shkencave prej tetë vitesh! Ku jam kërcënuar në të gjitha mënyrat për të heshtur, edhe duke më kërcënuar fizikisht!

I dogji duart Ministrisë të Arësimit që bëri sikur e pranoi dhe pastaj e tradhëtoi turpësisht duke e fshehur në sirtare! U bashkua me forcat e regresit !

Po e censurojnë kundër Kushtetutës dhe Ligjit deputetët në Komisionin e Edukimit të Kuvendit me një mijë djallëzi!

Këtë tekst sapo e kam botuar si broshurë. Qysh të hënën ajo do të jetë te Libraria e Librit Universitar në Tiranë. (Përballë Presidencës). Kushton simbolikisht vetëm 100 leke. Interesimi Juaj për ta marrë atë atje do të më tregojë solidaritetin Tuaj për të cilin kam sot shumë nevojë. Jo për vete por për JU!

Me shumën simbolike të përftuar do të ndihmoj publikisht një kauzë!

Ju përshëndes!
——————————————————–
Prof. dr. Artan FUGA
Anëtar i Akademisë së Shkencave

PROJEKT-LIGJ

Propozim

PËR NJË AKADEMI TË SHKENCAVE
DHE TEKNOLOGJISË
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Tiranë, maj 2019

Aktualitet