Artan Hoxha: Rjeti shumë i fuqishëm brenda policisë fshihet pas dekonspirimit të operacioneve RENEA

Vijonë aksionet e dështuara të policisë. Sipas gazetarit të kronikës Artan Hoxha operacioni për kapjen e dy personave të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës, Laert Haxhiut Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017 është dekonspiruar. Nga marrja e informacionit deri në momentin e ndërhyrjes së RENEA-s kanë kaluar 10 orë. Dyshohet se Haxhiu dhe Bilbili, të dyshuar edhe për vrasje të tjera në zonën e Lushnjes dhe Fierit kanë pasur lidhje miqësore me djemtë e Likës. Madje këta të dy janë shoqëruar pikërisht për shkak se akuzohen të kenë penguar punën e policisë, duke ulur grilat e dritareve të shtëpisë, teksa RENEA bënte thirrje për t’u dorëzuar.

“Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, është ndjekur e njëjta taktikë si në Nikël. RENEA ka dashur të fusë në rrethim një zonë ku fshiheshin dy persona me rrezikshmëri të lartë. Informacionet janë marrë që dje pasdite për këta persona. Policia lokale nuk e mori përsipër operacionin dhe u desh ndërhyrja e specialëve. Operacioni është vonuar 9 apo 10 orë. Me ardhjen e forcave speciale është bërë një plan masash. Ata nuk ndërhyjnë pa pasur një plan të qartë. Në orët e para të mëngjesit është bërë rrethimi i zonës në Remas deri sa u lokalizua banesa. Informacioni ka qenë i saktë që në këtë banesë fshiheshin personat e kërkuar Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Janë persona të dënuar disa herë për vrasje dhe plagosje dhe dyshohet të jenë autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje e ndodhur një vit më parë në qendër të qytetit. Banesa përdorej si bazë nga dy autorët, njihen për lidhje miqësie me këta persona. Kjo është tentativa e 14 e dështuar e policisë për t’i arrestuar” , thotë Hoxha.

Sipas tij, “Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet.”

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti