Aktualitet14 Shtator 2018, 16:04

Artan Hoxha tregon dy ‘të tmerrshmit’ e Lushnjes, lidhjet me biznesmenët dhe dështimin rekord të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha tregon dy ‘të tmerrshmit’ e Lushnjes, lidhjet me

Artan Hoxha tregon dy 'të tmerrshmit' e Lushnjes, lidhjet me biznesmenët dhe dështimin rekord të policisë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje shokuese lidhur me kriminelët e Lushnjes, të cilët sot ngritën dorë edhe mbi forcat e RENEA-s, duke i qëlluar me plumba ‘shogun-i’. Artan Hoxha tha në studion e Report Tv se ‘kokat’ e bandave të rrezikshme kriminale kanë lidhje të forta me biznesmenë, që i mbështesin për të marrë nën kontroll zonën e Lushnjes.

Sipas tij, dy personat më të rrezikshëm të bandës së Lushnjes, që njihen dhe si rivalët e më të frikshmit të këtij qyteti, Aldo Bares, janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që ishin dhe shënjestra e policisë, e cila dështoi për të 14-ën herë radhazi për t’i kapur.

“Ata të dy janë përgjegjës edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura në Fier e Vorë, janë pjesëtarë të një grupi të rrezikshëm aktiv në zonën e Lushnjes. Këta dy persona janë ende të lirë dhe rrezik potencial. Deri në këto momente të identifikuar si pjesë e këtij grupi me emër e mbiemër janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili është ndaluar për mbështetje edhe Julian Sulo, por ende nuk është vërtetuar lidhja.

Ka një grup personash të fuqishëm edhe biznesmenë me lidhje të forta që i mbështesin për të marrë nën kontroll zonën e Lushnjes. Kjo është tentativa e 14 e dështuar e policisë për t’i arrestuar. Vetëm në muajin janar nga Lushnja janë larguar 13 familje vetëm prej kërcënimeve të tyre. Kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre”, deklaroi Hoxha.

Aktualitet aksioni i reneas Artan Hoxha divjake laert haxhiu