Aktualitet14 Shtator 2018, 15:17

Artan Hoxha zbërthen aksionin e RENEA-s kundër bandave të Lushnjës: Kush është vrasësi i dytë në kërkim, pas rivalit t

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha zbërthen aksionin e RENEA-s kundër bandave të

Artan Hoxha zbërthen aksionin e RENEA-s kundër bandave të Lushnjës: Kush është vrasësi i dytë në kërkim, pas rivalit të Aldo Bares

Gazetari i Report Tv, Aran Hoxha, ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA për të kapur dy persona të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas gazetarit investigativ, përveç Laert Haxhiut personi tjetër që kërkohej ishte Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lusnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017.

Çfarë dini nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm?

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, është ndjekur e njëjta taktikë si në Nikël. RENEA ka dashur të fusë në rrethim një zonë ku fshiheshin dy persona me rrezikshmëri të lartë. Informacionetjanë marrë që dje pasdite për këta persona. Policia lokale nuk e mori përsipër operacionin dhe u desh ndërhyrja e specialëve.

Kaq e vështirë është që të kapen?
Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri n ë21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet. 

Aktualitet aksioni i renea Artan Hoxha divjake