Aktualitet 5 Dhjetor 2018, 20:53

Artan Hoxha zbulon çfarë do ndodhë më 8 dhjetor në Bularat: Do ketë dy vatra këtë radhë

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha zbulon çfarë do ndodhë më 8 dhjetor në

Artan Hoxha zbulon çfarë do ndodhë më 8 dhjetor në Bularat: Do ketë dy vatra këtë radhë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar detaje rreth ceremonisë përkujtimore mbi ekstremistin e vrarë grek, Kostandinos Kaçifas, që është njoftuar të mbahet në Bularat më 8 dhjetor.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, gazetari Hoxha ka deklaruar se përveç grumbullimit të grekëve do të ketë dhe një tubim nga shqiptarët para konsullatës greke në Gjirokastër. Sipas tij, policia shqiptare po tenton të bllokojë shqiptarët të mos mblidhen, duke thënë se po përpiqet të zbulojë organizatorët dhe t’i dekurajojë.

“Është lajmëruar më 8 dhjetor, ditën kur në Bularat do mbahet cermonia përkujtimore për Kacifas, ka një tjetër tubim, që syon të grumbullojë sa më shumë stetas shqiptarë me banderola, simbole, flamuj, që do grumbullohen para konsullatës greke në Gjirokastër. Është kërkuar leje, por për 48 orë policia nuk ka lejuar tubimin e shqiptarëve.

Por sipas kontakteve që kam pasur sot është lejuar që tubimi të mbahet. Shqiptarët po bëjnë thirrje për një prani sa më të madhe. Ky lloj grumbullimi, që policia po përpiqet t’i dekurajojë organizatorët, që t ëmos i dalë situata jashtë kontrollit, është krejt demokratik. Ka dy vatra këtë radhë, që policia po përpiqet të zbulojë organizatorët dhe t’i dekurajoj”, tha Hoxha.

Aktualitet Artan Hoxha Kostandinos Kaçifas tubimi i shqiptareve