Aktualitet13 Nëntor 2018, 11:45

Artan Hoxha zbulon detajin tronditës: Në varrimin e Kaçifas ishin tre persona që kanë vrarë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha zbulon detajin tronditës: Në varrimin e Kaçifas

Artan Hoxha zbulon detajin tronditës: Në varrimin e Kaçifas ishin tre persona që kanë vrarë shqiptarë

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka bërë një deklaratë tronditëse. Hoxha ka treguar se tre pjesëtarë të forcave komando greke që shkaktuan masakrën e Peshkopisë në vitin 1994 morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bluarat të Gjirokastrës.

“Janë identifikuar tre komando që ishin pjesëtarë të sulmit të repartit ushtarak në prill të 1994, ku u vranë dy oficerë shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Më tej Artan Hoxha ka thënë se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule, shkoi të mbështeste ata që u arrestuan për thirrjet anti-shqiptare në Bularat.

Aktualitet Artan Hoxha ceremonia mortore Kostandinos Kaçifas Vrasja e grekut