Anti-Mafia25 Korrik 2018, 07:55

Artan Lame kthen shtëpinë në depo armatimi, ja çfarë mban në banesë “pitoni” i legalizimeve

Shkruar nga Pamfleti

Artan Lame kthen shtëpinë në depo armatimi, ja çfarë mban në banesë “pitoni” i legalizimeve

Artan Lame mban armë zjarri, armë të ftohta, uniforma dhe pajime ushtarake, si luajti lojën e Berishës dhe Metës për rrëzimin e Edi Ramës pas vitit 2009, rikthimi nën hijen e Ramës dhe maskara me legalizimet në të gjithë Shqipërinë

Pitoni i legalizimeve abuzive Artan Lame, i përfshirë së fundmi në një skandal me emërimet partiake dhe klanore në zyrat e ALUIZNI-t, e ka kthyer shtëpinë e tij në një depo armatimi. Kreu i ALUIZNI-t ka një koleksion armësh të vjetra, zjarri dhe të ftohta. Nuk dihet se si i ka siguruar Lame këto armë. Kreu i ALUIZNI-t mban edhe një koleksion uniformash dhe pajimesh ushtarake. Në shtëpinë e tij Lame mban edhe dekorata dhe medalje të ndryshme. Lame ka dy shtëpi një në Tiranë dhe një në Durrës, ndërsa deklaron 8 400 USD në vit të ardhura nga dhënia me qira të një ambienti, për të cilin thotë se është në pronësi të prindërve të tij.

Artan Lame ka operuar gjithnjë nën hijen e Edi Ramës, fillimisht në Ministrinë e Kulturës, më pas në Partinë Socialiste dhe prej disa vitesh si kreu u ALUIZNI-t. Në vitin 2009, kur Edi Rama humbi në zgjedhjet parlamentare, Artan Lame u bashkua me grupin anti-Rama në Partinë Socialiste, duke i kërkuar dorëheqjen. Lame u bë pjesë e grupit të Ben Blushit, Kastriot Islamit, Arben Malajt etj., të cilët luanin lojën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës për rrëzimin nga Ramës nga kreu i PS.

Pas vitit 2009, Lame ka bërë opozitën e opozitës, duke çuar ujë në mullirin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët e shihnin Ramën si një rrezik për t’u marrë pushtetin. Lame sulmonte në mënyrë sistematike Edi Ramën. Me afrimin e zgjedhjeve të 2013, Lame ndryshoi linjën duke u kthyer sërish në hijen e Edi Ramës. Ky i fundit jo vetëm nuk e ndëshkoi siç bëri me kundërshtarët e tjerë brenda partisë, por i besoi Lames drejtorinë më të rëndësishme, atë të legalizimeve.

Disa ditë më parë, Lame nxori një listë të zezë me ndërtuesit me probleme sa i takon legalizimeve. Siç duhet, Lame e  publikoi listën e zezë pa lejen e Edi Ramës. Ky gabim gati sa nuk i kushtoi detyrën. Një ditë më pas, Lame u detyruar që ta tërhiqte listën e zezë më ndërtuesit, duke e bërë ALUIZNI-n një institucion qesharak.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se me legalizimet është bërë një masakër e vërtetë në të gjithë Shqipërinë. Procesi ka dalë tërësisht nga shinat ligjore dhe gjithçka është bërë në funksion të propagandës së qeverisë, për të mashtruar njerëzit dhe për të mbledhur vota për fushatë. Pasojat e këtij procesi tërësisht të papërgjegjshëm, kaotik dhe korruptiv, sipas KLSH, do të sjellin pasoja të rënda për familjet shqiptare./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia Artan Lame kthen shtëpinë në depo armatimi ja çfarë mban në banesë “pitoni” i legalizimeve