Aktori i njohur shqiptar Agim Mujo është ndarë nga jeta. Artisti 63-vjeçar, kujtojmë se është njëkohësisht dhe vëllai i artistes Yllka Mujo. Lajmin e ka bërë të ditur Gjergj Zaharia, ish-kunati i Agim Mujit, i cili shprehet se Agimi humbi jetën nga një atak kardiak.
Agim Mujo ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Italisë, Romë. Agimi jetonte prej vitit 1990 ne Itali, i larguar me hapjen e ambasadave.
Në moshe fare të re, Agimi luajti në një serë filmash, midis të cilëve në filmin “Malet me blerim mbuluar”.
Agim Mujo mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita si në Itali dhe Francë. Me datë 27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.
Ai ka interpretuar në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar” (1970) bashke me motrën e tij Yllkën, në te njëjtin rol si në jetë, motër e vëlla. Agimi luante rolin e Zenelit. Jo vetëm familja e tij është në zi, por i gjithë arti shqiptar ka pësuar një humbje të madhe sot.