Kulture16 Qershor 2019, 00:39

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori italian Franco Zeffirelli

Shkruar nga Pamfleti

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori italian Franco Zeffirelli

Regjisori italian Franco Zeffirelli është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçar I lindur në Firence, ai ka punuar me yje përfshirë edhe Elisabeth Taylor apo damën Judi Dench.

Media italiane shkruan se Zeffirelli vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, që ishte përkeqësuar muajt e fundit.

I nominuar dy herë për çmimin “Oscar”, Zeffirelli ka shërbyer edhe në senatin italian për dy mandate si anëtar i partisë Forza Italia të Silvio Berluskonit. Ai është ndoshta më i njohur për shumëkënd si regjisor i adoptimit të Romeo dhe Xhulietës, në 1968, me Leonard Whiting dhe Olivia Hussey.

Filmi, u shikua nga gjenerata të tëra nxënësish shkolle që studionin dramën shekspiriane. Djal i paligjshëm i një tregtari, nëna e tij i vendosi mbiemrin Zeffiretti, që do të thotë erëra të lehta, por që ishte shkruar keq në certifikatën e tij të lindjes.

Filmi i parë i Zefirelit ishte po ashtu një adaptim i Shekspirit, “Zbutja e Kryeneçes”. Ndërsa fillimisht në film do të luanin dy aktorë italianë, në përfundim rolet kryesore u luajtën nga Richard Burton dhe Elizabeth Taylor.

Një tjetër adoptim i tij ishte edhe “Hamleti”, me Mel Gibson, Glen Close dhe Helena Bonham Carter. Ndërkohë që shumëkush e kujton Zefirelin edhe për filmin Kampioni, që me historinë e tij, ka përlotur miliona shikues.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Art Italian ndahet nga jeta regjisori