Aktualitet14 Gusht 2019, 15:07

Arti në zi/ Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Shkruar nga Pamfleti
Arti në zi/ Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga

Arti në zi, pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës.

Regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani, kishte shkuar në Itali për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte. Do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Aktualitet Arti në zi/ Pas një sëmundje të rëndë ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani