Politike20 Prill 2018, 14:05

As Mogherini nuk ia zgjidhi hallin e kuksianëve Monikës: Me çdo kusht e me çdo mjet, deri në lirimin e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
As Mogherini nuk ia zgjidhi hallin e kuksianëve Monikës: Me çdo

Shpërthen Monika: Shokët e Ilir Metës, që s’godasin me miell e ujë le të shkarraviten ku të duan! Kryetare e LSI  jam unë

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër ku u liruan 7 kuksianë dhe mbetën në burg 4 prej tyre ka ardhur edhe reagimi nga LSI. Ka qenë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi e cila nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur se frika dhe pabesia e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në burg protestuesit kuksianë.

 

“Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës”.

 

Statusi i Monika Kryemadhit në Facebook

Politike kryetarja e LSI Monika Kryemadhi