“As qoftja e Saliut, as llokumi i Monës nuk duhet t’ju bëjnë budallenj”, Rama: Përgjigjia që mora për videon nga laboratori

Rama ka zbuluar para grupit të PS se audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj nuk është i vërtetë. Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita. Kryeministri tha se i ka ardhur përgjigja mbrëmë nga një laborator ndër më të mirët në botë që e vërteton këtë.



“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE. Një overdozë balte për të mbajtur të motiuar deputetë në Europë që të bien ndesh çeljes së negociatave me Shqipërinë, duke i treguar të tjerëve se çfarë hataje ka ndodhur në Shqipëri”, tha Rama.

Lidhur me pretendimet eopozitës  për nenin e ndryshuar, Rama u shpreh: ” Për  nenin s’kam ç’shtoj se është shprehur vetë BE. Ama çdokush që e ka ngrënë këtë llokum të zyrës së Shqupit të verë mend se në çdo rrjet social që herë tjetër mos e marin për budalla, as qoftja e Saliut, as llokumi i Monës.”