‘Asgjë nuk pritet të ndryshojë’! SHBA s’toleron më, i nxjerr ‘kthetrat’ Ilir Metës

'Asgjë nuk pritet të ndryshojë'! SHBA s'toleron më, i nxjerr 'kthetrat' Ilir Metës

Amerikanët pritet të nisin me urgjencë lëvizjet, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Presidentit të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që po bën cic-mice në kurriz të qytetarëve shqiptarë për të shpëtuar ‘kokën’ e tij

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë lodhur nga këmbëngulja e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, duke lënë vendin pa ministër, në një kohë, kur bandat kriminale po godasin në çdo moment të ditës. 

Mostërheqja e Metës pas shumë paralajmërimeve ka bërë që SHBA të hidhet në sulm për të bërë ‘kurban’ kreun e shtetit, që është i skeduar nga ndërkombëtarët si ‘koka’ e krimit dhe korrupsionit në vend e më gjerë.

Përmes një shkrimi të ‘Zërit të Amerikës’, SHBA flet prerë dhe pa paralajmërime, duke i treguar ‘dhëmbët’ Ilir Metës, që po tenton me çdo kusht shkatërrimin dhe destabilizimin e vendit, duke e lënë në ‘tytën e kallashit’. 

“Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë”, u shpreh zoti Meta, duke lënë kështu të kuptohet se pavarësisht përpjekjes së re të kryeministrit, asgjë nuk pritet të ndryshojë, shkruan ‘VOA’.

SHBA vijon të këmbëngulë se Meta nuk ka dhënë asnjë arsye për mospranimin e Lleshit si ministër të Brendshëm. Duke u ndalur te reagimi më i fundit i Ilir Metës, i cili kërkoi ta linin të qetë të bënte detyrën e tij, amerikanët arrijnë në përfundimin se Presidenti i Shqipërisë nuk pritet të ndryshojë qëndrim, pavarësisht paralajmërimeve dhe ultimatumeve për ta dekretuar Sandër Lleshin. 

Partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, janë të vendosur nga ana e tyre, t’i besojnë dikasterin më të rëndësishëm të sigurisë njeriut të stërvitur prej tyre, Sandër Lleshit. Për këtë arsye, pas qëndrimit të prerë të Metës, i cili është i tmerruar në palcë nga dora e hekurt e Lleshit, që do ta godasë me themel kapon e korrupsionit në Ballkan dhe do ta çojë në birucë, SHBA nuk toleron dhe nuk pret më.

Amerikanët pritet të nisin me urgjencë lëvizjet, për t’i dhënë goditjen përfundimtare Presidentit të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që po bën cic-mice në kurriz të qytetarëve shqiptarë për të shpëtuar ‘kokën’ e tij./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti