Kosova20 Korrik 2019, 16:06

‘Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në’, Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: Pastërtia e luftës do të dëshmohet përb

Shkruar nga Pamfleti
‘Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në’, Hashim

‘Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në’, Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: Pastërtia e luftës do të dëshmohet përballë çdo gjykate

Reagimet pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës është përshëndetur nga shumë politkanë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti i vendit reagoi po ashtu pas dorëheqjes, duke thënë se është i gatshëm të mbështesë antarët e UÇK-së. Hashim Thaçi, ka thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, kjo si rezultat i dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Presidenti tha se me keqardhje e ka pritur lajmin e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar sërish sot lidhur me thirrjen në Hagë të disa përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Thaçi shkruan se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos luftën e Kosovës për liri.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë.

Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH

Prishtine ‘Askush nuk mund ta njollosë UÇK-në’ Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: Pastërtia e luftës do të dëshmohet përballë çdo gjykate