Politike 2 Korrik 2019, 16:57

“Asnjë të mos mungojë!”, mazhoranca thërret seancë plenare në 8 korrik, Rama përshpejton shkarkimin e Metës

Shkruar nga Pamfleti
“Asnjë të mos mungojë!”, mazhoranca thërret

Maxhoranca mbledh të hënën pasdite parlamentin në një seancë të posaçme plenare. Seanca do të mblidhet në orën 18:00 dhe madje deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë.

“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.

Nuk dihet se për çfarë do të mblidhet parlamenti në seancë të posaçme më 8 korrik, ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kuvendi ka thirrur seancë plenare për ngritjen e Komisionit për shkarkimin e Metës të enjten në datë 4 korrik.  Se çfarë do të ndodhë në seancën e radhës plenare të thirrur papritur në datën 8 korrik mbetet për t’u parë, por nga rrethanat politike dhe pas deklaratave të Metës sot, mazhoranca duket se e ka marrë me ritëm punën për shkarkimin e Presidentit.

Politike