Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço pretendon se i është përgatitur një atentat. Përmes një statusi në faqen zyrtare të Bashkisë së Finiqit, Kiço ka publikuar edhe fotot e mjetit të tij, të cilit pretendon se i kanë prerë frenat, pasi kanë dashur ta vrasin.
Kryebashkiaku denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit dhe se kjo gjë është konstatuar nga vetë Kiço, me katër ditë vonesë.
Në statusin në fjalë, Kiço pretendon se makina i është hapur pa e dëmtuar dhe është bërë manovrimi.
