Kronike19 Tetor 2019, 17:40

Atentati i mbetur në tentativë në Berat, ja çfarë fshihet pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Atentati i mbetur në tentativë në Berat, ja çfarë

Një atentat ka ndodhur në afërsi të Stadiumit të Beratit, ku tre persona kanë hapur zjarr ndaj një biznesi. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa burime nga vengjarja bëjnë me dije se të tre personat në fjalë janë arrestuar në tentativë për tu larguar.

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Berat, ku pronarët e një lavazhi qëlluan me armë ndaj qiramarrësve, pasi pretendonin se nuk iu është paguar qiraja në kohë.

Nga Berati raportohet se pronari Vladimir Spahi ka qëlluar me pistoletë drejt lavazhit, ndërsa djali i tij, Xhoni, ka qëlluar në drejtim të mjetit, me të cilin janë larguar qiramarrësit, që kanë qenë tre të rinj.

Mësohet se është qëlluar ndaj shtetasve Krenar Dinkallari, Erion Germaku dhe Muhamet Hysa, në momentin kur ndodheshin në lavash, por që fatmirësisht kanë arritur të largohen pa u lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “3- Vjetori”, në Berat.

Kronike