

Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Policia arrestoi 19 persona gjatë episodeve të rënda, që zgjatën 6 orë në qendër të Athinës.
Episodet filluan menjëherë pas demonstratës paqësore për 45-vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër diktaturës greke të Juntas (Hunta).
Luftë me molotof, lëndë kimike e sulme me gurrë e armë të ftohta në zonën e Politeknikumit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveritarëve e grupeve të tjera ekstremiste. Nga të dy palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët.
Episode dje pasdite dhe në vijim gjatë natës ka patur edhe në Selanik, në Iraklio Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit, më të kufizuara.
more recommended stories
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Daçiç: Ne nuk nxitojmë
Ministri serb i Punëve të Jashtme,.
Vajza e abuzuar, përlotet polici në protestë, shikoni veprimin e qytetarëve (Foto)
Është mbajtur protesta në Drenas të.
Përdhunimi i minorenes, Haradinaj mbledhje urgjente me ministra dhe drejtorë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka.
Presidentja kroate i përgjigjet ashpër Vuçiç: Do krijojmë koalicionin Kroaci-Shqipëri-Kosovë
Ditën e djeshme, presidenti serb Aleksandër.
Leave a Comment