Ato kanë lënë gjurmë në histori, i njohin të gjithë! 5 laviret më të mëdha të historisë

Messalina

Messalina ka qenë gruaja e Perandorit Claudio dhe u bë e famshme si një ndër prostitutat më të kërkuara në bordellot e Romës. Thuhet se “koleksionoi” rreth 25 të dashur për të sfiduar prostitutën më të famshme në Romë.

Veronica Franco

Ka qenë një kurtizane e viteve 1500, e njohur si gruaja më e dëshiruar e asaj kohe. Pas saj la kokën edhe djali i Caterina de Medici, Enrico di Volois, i cili i dedikoi asaj një sonet dhe disa piktura. Enrico ishte aq i dashuruar pas saj saqë kur u nis për në Francë mori me vete një pikturë në smalt të Veronica-s.

Emma Hamilton

Emma Lyon (emri i vërtetë i vajzës) ishte aq e bukur sa vetëm kur mbushi 16 vjeçe arriti t’i largohet jetës së bordellos për tu martuar në Napoli me ambasadorin anglez William Hamilton. Në vitin 1798 pas saj u marros admirali Nelson.

Mata Hari

E lindur më 7 Gusht të 1876 në Holandë, emri i vërtetë i Mata Hari-t ishte Margaretha Geertruida Zelle. Në moshën 19 vjeçare, Margaretha u martua dhe pati dy fëmijë me një zyrtar të ushtrisë holandeze. Shumë shpejt familja transferohet në Xhava, në Indonezinë e sotme, ku vajza magjepset pas kërcimeve orientale. Pas vdekjes së parakohshme të të birit si pasojë e një helmimi, Margaretha u divorcua nga i shoqi në vitin 1905 dhe u nis për në Paris në kërkim të fatit. Këtu fillon të prostituohet dhe të bëhet një balerinë ekzotike, mjaft e njohur për performimin e kërcimeve të saj orientale me pseudonimin Mata Hari. Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo u akuzua nga francezët për spiunazh në favor të Gjermanisë dhe u dënua me pushkatim.

Sada Abe

E lindur në Tokio në vitin 1905, kur ishte vetëm 15 vjeçe, Sada u përdhunua nga një i panjohur.

Pak vite më pas babai vendosi ta “shesë” tek një shtëpi geishash por për shkak se vajza nuk i përmbushte kriteret, u shndërrua në një prostitutë të nivelit të ulët. Megjithatë, në vazhdim Sada u kthye në kurtizanen e gangsterit të Tokios, Kichizo Ishida. Marrëdhënia e tyre kishte tipare sado-mazokiste dhe ishte klandestine, pasi gangsteri ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Një natë, gjatë lojrave erotike, Sada Abe mbyti Kichizo Ishida-n dhe i preu testikujt dhe penisin duke i mbështjellë në veshjen e saj të geishës. Policia e zbuloi vrasjen dhe në vitin 1936, Sada Abe u dënua me 6 vite burg. Ajo vdiq pak vite më pas.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti