Aktualitet20 Prill 2018, 17:04

Autobusi përplaset me karrotrecin, në gjendje të rëndë pasagjerët

Shkruar nga Pamfleti
Autobusi përplaset me karrotrecin, në gjendje të rëndë

Autobusi përplaset me karrotrecin, në gjendje të rëndë pasagjerët

Në afërsi të Rrugës së Kombit, më saktësisht në aksin Milot-Rubik një minibus është përplasur me një karrotrec. Policia menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punohet për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:20.

 

Të plagosurit në gjendje më të rëndë që kanë pasur nevojë për një ndërhyrje më të kujdesshme janë nisur drejt Spitalit Lezhës, ndërsa ata me më pak dëmtime  më të vogla po vazhdojnë të kurohen ne Spitalin e Laçit. Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

Njoftimi i policisë:

 

Kurbin

 

Informacion paraprak

 

Me datë 20.04.2018,rreth orës 17:20, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot – Rrëshen , ka ndodhur një aksident automobilistik.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.

 

Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Aktualitet autobusi karrotreci