Nuk marrin shembull nga Luli, që pasi u plas bomba në biznese krimi, bëjnë eleminime me “dridhje”
Dje, “PAMFLETI” publikoi një lajm zyrtar, të institucioneve që po hetojnë krimin dhe korrupsionin shtetëror në Shqipëri, me titull: “24 bajraktarë zonash, që do t’u verifikohet edhe “kuponi i blerjes së brekëve, Rama po u “fërkon kokën”, SHBA do t’u “bjerë kokës”.
Ky lajm nuk është shpikje e “PAMFLETI”, por raport investigimi, i kryer nga SHBA, ONM, OPDAT e agjenci të tjera të specializuara, që hetojnë krimet dhe korrupsionin e banditëve shtetërorë e politikë edhe si puna e këtyre “Tuç Makëve”, që sundojnë akoma, në vende “xhungla” si Shqipëria.
Sa për kujtesë të 24 “bajraktarëve” dhe horrave, që ata përdorin për presione e kërcënime në “FB” e telefona, këtë herë ndërkombëtarët, kanë hyrë dhe nuk do të dalin nga “xhungla” politike-shtetërore shqiptare, pa zbuluar, pa kapur dhe pa mbyllur në “Kopshtin zoologjik” ligjor (burg), të gjitha “kafshët” e rrezikshme, të cilat prej 27 vitesh, po grabisin pasuri, ndajnë territore, shqyejnë jetë njërëzore e tmerrojnë shoqërinë.
Dhe përsëri, sa për kujtesë të qartë, këtë herë, siç e dini, nuk ka më as zaganjorë, as thanza, as fullanra, as beçaj, as gjin gjonra, as ndrecra e as brocra, që t’ju konvertojnë prangat e merituara, me milionat e vjedhura nga tokat, plazhet, trojet, pyjet, lejet e ndërtimit, licencat që rafshojnë malet për gurore, shtretërit e lumenjve, qiratë e pasurive lokale, tenderët e shkollave, çerdheve e kopshteve të fëmijëve, të spitaleve, ilaçet dhe nga buka e sofrës së fakirëve (ndihma ekonomike).
Pas publikimit të lajmit, ku ishte lista me 24 “bajraktarët” e bashkive që janë hetuar tashmë nga SHBA dhe “steriogypët” e saj në Europë e Rajon e që, pas sekuestros së pasurive, do “t’u shkulen musteqet” e do t’u hiqen “gradat e kapidanit” nga ligji, reagoi me një mesazh kërcënues me gjuhë halabaku, Fran Frrokaj, “arusha” e Lulit të KOP-it të Argitës, i mbetur ende në krye të bashkisë Lezhë, të cilën në 3 vjet e “ka çuar për lesh”, siç bëri, zhvati dhe la gërmadhë komunën Shënkoll, ku ishte 3 mandate rradhazi kryetar (kapidan zone), por hargalisej me “miq e mikesha” në Lezhë, Shëngjin, Kosovë, Mali i Zi, Tiranë e Shkodër.
Frani i Lulit, që nga inxhiner makinash u gradua ”kapidan” policie dhe sipas letrave dëshmive të atyre viteve, ai “shërbeu me devocion” si ish-oficer policie në kohën e polici-bandës së Agim Shehut dhe të SHIK-të Gazidedes (1995-1999), kujton se është akoma në vitet kur Saliu, urdhëronte të rrëmbeheshin, torturoheshin, vriteshin e zhdukeshin gazetarë, gjë të cilën dhe Frani e ka bërë “do herë” andej Mirdita, kur ishte “kapidan policie i zonës” në vitet 1995-1997.
Kërcënimi i Franit të Lulit, nuk na trembi, por na bën të kuptojmë, se deri ku arrin tërbimi i atyre që janë zhytyr në korrupsion e krime, aq sa që duan të mbrojnë krimet e tyre, me krime të tjera, gjë që duhet të jetë një nga “skedat” e hetimit ndërkombëtar, për të zbardhur sa krime kanë bërë këta pushtetarë horra me popullin, trima me mediat, zvarranik me shefat e partive, langaraq përpara botës së krimit dhe pordhacë para ligjit, nuk e kemi fjalën për firmat “pa dashje”, që Frani ka hedhur tek letrat e “Ranës së hedhun”.
Çudia qëndron në absurditetin, se autorët e autorët e krimeve, kërcënojnë auturët e shkrimeve, siç bëri edhe “baba Lymi” i PD dhe siç bëri “bajraktari” i Lezhës, Frani i Kuliçit e “i ca të tjerëve”, me mesazhin kërcënues kundër redaksisë “PAMFLETI”, për “hakmarrje, gjobvënie e takim së shpejti”, pa përmendur edhe fyerjet, me “cilësime” punonjësesh të shtëpive publike, në të cilat Frani vazhdon të jetë “Vizitor VIP”.

Mirëpo, Frani kujton, se mund të heshtim, siç heshtin roja, pastruesja dhe vartësit e tij, shumicën e të cilave sipas letrave të zyrës së burimeve (ç)njerëzore (korrupsion e presione), të cilat Frani që kërcënon me “lojë arushe”, i mirë se si dhe për çfarë “meritash e punësh” i ka punësuar.
Një gjë po i bëjmë të qartë Franit të Lulit e Saliut dhe “qazimëve” të Edit e Taulantit: Në “pusetën” e korrupsionit dhe në rrugën e krimit, nuk ju futi Media, por u zhytët për ca “franga” më tepër, o Fran “që të ka kap nata jashtë, për 1 viç”.
Siç je betuar o “trimi” i Lulit dhe ish-horri i Saliut, ti ndoshta mund të nisesh qysh nesër e të na tregosh, se sa i fortë je me median, por me sa dimë, ti çdo të hënë, para se të shkosh tek kafja ku bënë pazaret, paraqitesh tek “dera blu” ngjitur me ish-Ndërmarrjen Komunale të Lezhës, ku ish-kolegët e tu policë e shefa krimesh, të pyesin “sa vjeç je”, e pastaj hapin letrat për ca “punë krimesh”, ndoshta edhe për letra, nga kolltuku 12 vjeçar i komunës “Shënkoll” (3 mandate 2000-2015)… – (VIJON)/Pamfleti
*Ndjesë Tuç Makut të vërtetë që nuk ka pasë asgjë të përbashkët me këto hora, është fjala për konotacionin negativ të Tuç Makut në filmin e realizmit socialist “Toka Jonë”