Kronike10 Gusht 2018, 19:36

Autori i masakrës me 8 viktima në arrati, policia: Kujdes, është i rrezikshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Autori i masakrës me 8 viktima në arrati, policia: Kujdes,

Autori i masakrës me 8 viktima në arrati, policia: Kujdes, është i rrezikshëm!

Një masakër e rëndë ndodhi sot në fshatin Resulaj të bashkisë së Selenicës në qarkun Vlorë ku një person vrau tetë persona nga dy familje të të njëjtit fis.

Ritvan Zykaj 24-vjeç, shuajti dy familje me kallashnikov dhe u largua nga vendngjarja. Ai vijon ende të jetë në arrati dhe përbën rrezik të madh edhe për banorët e fshatit.

Forca të shumta polciie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle. Ndërkohë, policia bën apel për qytetarët të tregohen të kujdesshëm pasi personi është mjaft i rrezikshëm.

Njoftimi i policise:

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhejs së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në munrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Kronike