Aktualitet19 Prill 2019, 19:35

Autoritetet nuk zhbllokjnë rrugët me dëborë, turistët “braktisin” Thethin

Shkruar nga Pamfleti
Autoritetet nuk zhbllokjnë rrugët me dëborë, turistët

Autoritetet nuk zhbllokjnë rrugët me dëborë, turistët “braktisin” Thethin

Dëbora është kthyer në problem serioz për banorët Thethit pasi të shumtë kanë qënë edhe vizitorët që kanë anulluar prenotimet.

Temperaturat e ulta dhe moti i keq kanë bërë që rruga Bogë – Qafë Thore të qëndrojë prej kohësh  e bllokuar nga dëbora.  Nga ana tjetër autoritetet përkatëse nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje për të ofruar një zgjidhje për banorët e zonës.

I pyetur për televizionin Report TV, drejtori i zonave të mbrojtura Agim Dardha u shpreh se:

“Bllorimi i rrugëve nga bora ka shumë kohë. Ne si qëllim kemi që sezoni turistik të mos jetë vetëm një sezon, por gjatë gjithë vitit, pasi vendi ia jep këtë mundësi, por që për shkak të borës nuk kemi mundësi”.

Aksi rrugorë Qafë Thore – Theth është i bllokuar që prej muajit Dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që e vetmja mundësi për banorët e Thethit është të ecin në këmbë në këtë segment që vijon të mbetet i bllokuar ose të ndjekin rrugën nga Mali i Shoshit, nga e cila i duhet 6 orë për të mbërritur deri në Shkodër.

Aktualitet dëbora Theth turistët Zonat e Mbrojtura