Sport27 Qershor 2018, 13:15

Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kjo është skuadra e tij e re

Shkruar nga Pamfleti
Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kjo është skuadra e tij e re

Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kjo është skuadra e tij e re

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku, do të luajë në Rumani sezonin e ardhshëm në radhët e Astra Giurgiu. Më përfundimin e sezonit dhe rënien e Virtus Entellas nga Seria B, futbollisti shqiptar është larguar nga ekipi italian, për t’u kthyer atje ku u bë i famshëm, pikërisht në Rumani.

Sulmuesi 30-vjeçar do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Astran, që beson shumë te cilësitë e shqiptarit, edhe pse nuk ka mundur t’i tregojë ato që pas largimit nga Gaz Metani në fillim të 2016-ës. Llullaku u ble nga Astana, por vetëm pak muaj më vonë u huazua te Tobol.

Sulmuesi shqiptar ka qenë golashënuesi më i mirë i ligës së dytë të Rumanisë dy sezonet më parë me 16 gola në 20 ndeshje. Ndoshta llullaku mund të ketë një shans të rikthehet si bomber në kampionatin rumun dhe ai do të shfrytëzojë njohjen që ka për t’u rikthyer edhe një herë si goleador. /Pamfleti Sport

Sport