Bletët janë në rrezik, kërcënohen nga pesticidet dhe substancat kimike që përdoren në agrokulturën intensive dhe industriale. Të kërcënuara nuk janë vetëm këto insekte kaq të dobishme me vija të zeza e të verdha, por i gjithë ekosostemi.
Me rritjen e vdekshmërisë së insekteve pjalmuese, më shumë se 70 kultura janë të rrezikuara, duke bërë kështu që të humbasim një sërë varietetesh ushqimore, fruta dhe perime.
90% e kulturave në natyrë, janë pjalmuar nga insekte të egra dhe për këtë arsye, nga mbijetesa e bletëve varet mbijetesa e planetit. Në vitet e fundit, vdekshmëria e bletëve është shtuar, vetëm në Europë ka vajtur 20%, dhe çuditërisht në habitate rurale dhe me agrokulturë.
Kjo pasi mundësia e ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme, është më e lartë në fshat dhe paradoksalisht ambientet urbane dhe qytetarët mund të kthehen në oaze për ripopullimin e insekteve pjalmuese.
Zgjua shtëpiak
Për këtë arsye, shumë shpikës dhe sipërmarrës po mendojnë për projekte mbështetëse të kulturës së bletëve, duke përdorur ndihmën e teknologjisë dhe robotikës.
Dy djem italian, Roberto Pasi dhe Gabriele Garavini, të shtyrë nga dashuria për bletët, kanë vendosur të bashkojnë artin antic të kulturës dhe kultivimit të bletëve me zgjidhje inovative dhe të thjeshta që ndihmojnë aktivitetet normale të atyre që kujdesen çdo ditë për këto insekte, nga koshered ‘hi-tech’ projektuar për ambjentet urbane dhe përdorimi ‘shtëpiak’, tek sensorët për kultivuesit e bletëve dhe agronomët profesionistë për të monitoruar pjalmimin.
Instrumente të rritjes së bletëve në kushtet e qytetit, për kë dëshiron shtimin e bletëve në ballkonet e tyre, duke marrë edhe mjaltë të shkëlqyer, të pa dëmtuar. Kjo, sepse në qytete bletët jetojnë mirë, nuk rrezikohen nga helmet dhe ushqehen me lulet që ndodhen në tarraca dhe ballkone.
Lindi kështu, në vitin 2018, start-up Beeing, një zgjua bletësh i quajtur B-Box, ndarë në dy pjesë që thjeshtëson veprimet e nxjerrjes së mjaltit pa maska dhe dorashka, pa patur rrezik se mos pickohesh apo mos pësosh dëmtime të tjera nga bletët.
Projekti Beeing
Një zgjua i vërtetë shtëpiak, dizenjo, konceptuar për hapësira të vogla në ballkone apo tarraca, me bletët që jetojnë nga njëra anë dhe mjalti që akumulojet në seksionin tjetër, kushton rreth 500 euro.
Projekti fillimisht ishte i vetë financuar nga shpikësit e tij dhe ishte vetëm një eksperiment. Pas shitjes së një sërë prototipash në qytete të ndryshme si Marsejë, San Francisco dhe Milano, u grumbulluan fondet për të krijuar më shumë apare të tillë.
Sturt up Beeing ka të instaluar edhe opsionin anti vjedhje. Çdo vit vidhen shumë zgjoj bletësh dhe me instalimin e B-Secure, një sensor i thjeshtë, arrin të gjesh qindra bletë që zhduken, bazuar në sistemin satelitor gps. Versioni i dytë i dispozitivit i lejon atij që e blen të kontrollojë përmes aplikacionit edhe temperaturën dhe lagështinë e zgjoit, në kohë reale, pa shqetësuar jetën e insekteve.