Mbrëmë në ndeshjen midis Mançester Junajtid dhe Kristal Palas u vu re mungesa e portierit De Gea gjë e cila solli habi pasi nga ana e “Djajve” nuk ishte raportuar një mungesë e tij. Solskjaer foli pas ndeshjes duke e justifikuar mungesën e lojtarit për arsye personale të cilat nuk u specifikuan më tej.
Në orët e fundit është marrë vesh se arsyeja e vërtetë e mungesës është se De Gea do të bëhet baba dhe është larguar drejt Spanjës për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij të parë. Kështu ai ka marrë leje nga drejtuesit për disa javë pushim duke lënë në portë Henderson në gjashtë ndeshjet e ardhshme përfshi dhe dy sfidat kundër Milanit në Ligën e Europës.