Aktualitet14 Prill 2018, 12:31

Baba Taku qejfli makinash dhe me vilë në Pogradec, njihuni me pasurinë e ‘çantës së zezë’

Shkruar nga Pamfleti

Baba Taku qejfli makinash dhe me vilë në Pogradec, njihuni me pasurinë e ‘çantës së zezë’

Zbulohet një tjetër sekret i njeriut që braktisi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, duke u bashkuar me Edi Ramën. ‘Tradhtia’ e Brahos tronditi çetën e LSI  

Spartak Braho, i njohur ndryshe si Baba Taku, emri i të cilit të sjellë menjëherë ndërmend çantën e zezë, misterin dhe hijen, ka qenë një ndër njerëzit më të besuar të Ilir Metës, i cilësuar nga Perëndimi si simbol i korrupsionit në Shqipëri.

Vitin e kaluar, Baba Taku bëri një lëvizje befasuese, duke braktisur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Bashkë me çantën e zezë të sekreteve, Braho kaloi në anën e Edi Ramës, ku ky i fundit e emëroi këshilltar personal për parlamentin.

Por, teksa Baba Taku ka kaluar herë në krahun e Ramës dhe herë të Metës, pasuria e tij, ka ardhur vetëm duke u rritur.

Baba Taku rezulton se është pronar i një shtëpie me sipërfaqe 200 metra katrorë në Pogradec. Bashkëshortja e Baba Takut rezulton se është pronare e një shtëpie banimi në Durrës me sipërfaqe 120 m2.

Djali Kreshnik Braho është pronat gjithashtu i një shtëpie banimi me përfaqe100 m2 në Durrës.

Edhe djali tjetër Arbër Braho është pronar me 100% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 90 m2 në Durrës, 25 000 euro.

Djali Arbër Braho është pronar me 100% i një toke are me sipërfaqe 3 900 m2 si dhe pronar i një objekt ndërtimi me sipërfaqe 600 m2 në Pogradec.

Baba Taku na rezulton edhe një qejfli makinash.

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare deklaron tre makina në emër të vet dhe katër makina në emër të djalit.

Baba Taku ka në pronësi veturë tip Fuoristradë, 7 000 euro, veturë tip Mercedes Benz, 4 000 euro dhe veture tip Mercedes Benz, 6 000 euro.

Në emër të djali, Baba Taku deklaron veture tip Mercedes Benz, 800 euro, makinë 240 000 lekë, makinë 2 000 euro dhe makinë 15 000 euro.

Edi Rama ka afruar pranë tij Spartak Brahon pasi u prish me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Rama dha urdhër gjithashtu që asnjë nga njerëzit e Brahos në degët e administratës të mos shkarkohen. Dhe asnjë nuk është prekur.

Edi Rama e futi Brahon edhe në Asamblenë Kombëtare të PS si dhe emëroi këshilltar.

Disa javë më parë, Braho u zbulua teksa po i raportonte Taulant Ballës për një aferë të PD dhe LSI. Krahas raportimit, Braho e  këshillonte  Ballën që të bënte  menjëherë  kallëzim  penal  tek Arta Marku. /Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore Baba Taku qejfli makinash dhe me vilë në Pogradec njihuni me pasurinë e ‘çantës së zezë’