Politike11 Korrik 2018, 14:35

“Babalja”, opozita padi për Ramën te Krimet e Rënda: Ka fshehur të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti
“Babalja”, opozita padi për Ramën te Krimet e Rënda:

“Babalja”, opozita padi për Ramën te Krimet e Rënda: Ka fshehur të vërtetën

Krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho i PD dhe Petrit Vasili i LSI-së kanë depozituar sot te Prokuroria  e Krimeve të Rënda një kërkesë padi.

Në një deklaratë për mediat Spaho thotë se padia ka të bëjë me audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj: 

“Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt. Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit.

Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje. Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën. Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën. Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërteten”, tha Spaho.

Sipas Vasilit, kjo prokurori nuk ka perfunduar ende ekspertimin e audiopergjimit, ndërkohë që Rama e kishte atë, menjëherë. “Përgjigjja pas kësaj është shumë e qartë”- tha ai.

Kujtojmë se pak pas publikimit të këtij audio-përgjimi kryeministri Rama ka deklaruar se zëri është i montuar dhe kjo është një lojë politike e PD-së.

 

Politike Babalja opozita padi për Ramën te Krimet e Rënda: Ka fshehur të vërtetën