Politike15 Tetor 2018, 13:03

‘Babalja’ rrezikon shumë zyrtarë pas Salianjit, Basha thirrje prokurorëve: Arrestoni Ardi Veliun, merrni të pand

Shkruar nga Pamfleti
‘Babalja’ rrezikon shumë zyrtarë pas Salianjit, Basha

'Babalja' rrezikon shumë zyrtarë pas Salianjit, Basha thirrje prokurorëve: Arrestoni Ardi Veliun, merrni të pandehur Taulant Ballën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim BAsha, ka kërkuar arrestimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe heqjen e imunitetit deputetit socialist, Taulant Balla. Basha përcolli mesazhe të ashpra për çështjen “Babalja”, kur tha se ka prova që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit në manipulimin e saj që denoncoi Albert Veliu disa muaj më parë, për inkriminimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafik droge.

Ai kërkoi nga prokurorët që të refuzojnë urdhrat e Arta Markut e Donika Prelës dhe të lëshojnë fletë-arreste për Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit si dhe t’i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Ball. 

“Akuzat për trafikantin, vëllain e ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme. Nuk ka filluar asnjë hetim për Ballën, Ardi Veliun. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda, për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët në prokurori do të mbajnë përgjegjësi. Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës, është shërbim ndaj krimit. Ata që mendojnë se mund t’i mbrojë Edi Rama, gabojnë, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë. Përpjekjet për të shpërqendruar opinionin publik janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur. 

Ju bëj thirrje prokurrorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhrave të Donika Prelës dhe Arta Markut. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj ligjit, kushtetutës dhe popullit. Ju bëj thirrje burrave dhe grave në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletëarrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së fierit, t’i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur Taulant Ballës, e të nisin hetimet ndaj Fatmir Xhafajt, Lulzim Bashës e Donika Prelës. Paguan një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj. Veproni sa nuk është vonë. Jo vetëm se kështu ua kërkon ligji dhe kushtetuta, por se nga veprimi dhe mosveprimi juaj varet zbatimi i ligjit, stabiliteti i vendit dhe paqja sociale”, tha Basha. 

Thirrje Basha kishte dhe për punonjësit e policisë.

“Mos pranoni të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit dhe krimit. Bashkojuni kolegëve kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët. Lufta kundër krimit është një kauz jetike dhe duhet të jetë edhe kauzë e mediave. Edhe socialistët e ndershëm duhet të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë. Distancohu sot për të shpëtuar partinë tuaj. PD dhe opozita nuk tërhiqen asnjë çast për çlirimin e politikës, ekonomisë nga krimi. Fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt”, deklaroi kreu i PD. 

Politike Ardi veliu Babalja Lulzim Basha Taulant Balla