Lulzim Basha fyen vlonjatët duke kandiduar për deputet njeriun që përfaqëson vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, Fation Veizaj ish-administrator i ARMO-s kandidat i PD, mafia i bleu ARMO-n Berishës 1 miliard euro vjedhje, 600 milionë euro vetëm borxhe, Dritan Prifti denoncoi trafikun e naftës me organizator Kuliçajn, Berisha e çoi Kuliçajn për të shtypur revoltën e demokratëve në Vlorë kundër Veizajt
Mafia dhe korrupsioni ka kapur Partinë Demokratike, ka kapur Parlamentin dhe shtetin shqiptar. Disa ditë më parë, Sali Berisha nisi me urgjencë drejt Vlorës, të besuarin e tij në punët e zeza, Agron Kuliçajn, për të shtypur një revoltë në degën e PD-së, ku kryesuesi i listës Bujar Leskaj kërcënoi me dorëheqje.
Kuliçaj dyshohet si dora e Berishës në trafiqet më famëkeqe dhe në disa eleminime pas vitit 2005. Kryesia e PD-së në Vlorë u përfshi në debate dhe kërcënime të ndërsjella, duke rrezikuar që Berisha dhe Basha të dilnin pa deputet në këtë qark. Shkak i përplasjeve ishte lista e kandidatëve për deputetë, emra të cilët kanë befasuar strukurat e PD-së në Vlorë, pasi nuk kishin asnjë lidhje me partinë atje, votimet që ishin bërë në PD për kandidatët etj. Molla e sherrit, ky personazh që shihni, i cili quhet Fation Veizaj, emri i të cilit lidhet me aferën më të madhe që kanë realizuar në Shqipëri kokat e politikës. Bëhet fjalë për kompaninë e përpunimit të naftës “ARMO”, e cila deri më sot u ka shkaktuar shqiptarëve rreth 1 miliard euro dëm ekonomik, për shkak të babëzisë të të gjithë pushteteve dhe të një rrethi klientësh pranë politikanëve.
Veizaj, të cilin Lulzim Basha e nxori nga ‘xhepi’ i Sali Berishës për ta bërë deputet me votat e vlonjatëve, ka qenë administrator i ARMO-s gjatë viteve 2013-2014, pikërisht, gjatë ndërrimit të pushtetit, ku vjedhjet ishin në përmasa të frikshme. Vetëm borxhe, ARMO ka krijuar një faturë mbi 600 milionë euro, për shkak të abuzimve të rënda dhe sistematike. Aferat në rafineri filluan pas privatizimit nga biznesmeni i hidrokarbureve Rezart Taçi, në vitin 2008, ku Sali Berisha i dha 85% të aksioneve të ARMO, për 128 milionë euro. Paratë, Taçi i mori si kredi nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit. Historia më pas dihet. ARMO nuk punoi më. Vetëm merrej nafta me 400 lekë, bëhej gjoja sikur po përpunohej në det, kthehej dhe shitej me 1700 lekë. Në vitin 2011, Dritan Prifti denoncoi Agron Kuliçajn si koka e trafikut të naftës që merrej tek ARMO, pasi mafia e trafikut i zhduku këshilltarin Eduard Belegun.
Por ka edhe një tjetër personazh që e lidh Veizajn me Sali Berishën. Ai është Rahman Selmanllari, me lidhje të forta me familjen Berisha, i akuzuar për afera me pronat publike në Jug. Çuditërisht, Veizaj rezulton se ka në pronësi mbi 1.6 milionë m2 tokë në Jug të vendit, ku nuk dihet se në çfarë forme i ka marrë dhe se cili personazh nund të fshihet pas tij. Ai ka qindra mijëra m2 tokë në Radhimë, Orikum, Vuno, etj., pikërisht në zonat më të lakmueshme. Këtë personazh Lulzim Basha e kandidon në Vlorë, për ta bërë pjesë të Parlamentit të ardhshëm, ku duket qartë se nuk do të mbrojë interesat e vlonjatëve, por pronat e tij dhe aferat tek ARMO./Pamfleti