Aktualitet11 Qershor 2019, 18:47

Balla ironizon Metën: Ke qenë sëmurë dhe nuk dëgjon mirë, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor

Shkruar nga Pamfleti
Balla ironizon Metën: Ke qenë sëmurë dhe nuk dëgjon

Taulant Balla, i cili është kreu i Grupit Parlamentar të PS  ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” në lidhje çdekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, akt të cili e ndërmori të hënën e 10 qershorit duke e firmosur live dhe më pas duke bërë shqiponjën me duar.

Balla shprehet se veprimi i Metës është antikushtetues, kurse përsërit edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor.

Reagimi i Taulant Ballës:

Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire!

I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush.

ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni.

Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale.

Te shkuara edhe njehere Zoti President!

Aktualitet Balla ironizon Metën: Ke qenë sëmurë dhe nuk dëgjon mirë zgjedhjet do mbahen në 30 qershor