Deputeti socialist Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar faktet që implikojnë kryedemokratin Lulzim Basha në çështjet e rënda të hetimeve për krime luftë që po bën Haga nga ish-krerëve të UÇK-së.
“HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS
Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?
Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.
Merovci dëshmon se është pyetur për një çështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.”, shkruan Balla. займ на карту