Sport21 Gusht 2019, 20:14

Balotelli merr me vete ish-kapitenin e Milan-it te Brescia!

Shkruar nga Pamfleti
Balotelli merr me vete ish-kapitenin e Milan-it te Brescia!

Skuadra e Brescia, e rikthyer këtë sezon në Serinë A, po punon fort në merkaton e verës. Pas blerjes dhe prezantimit të Mario Balotelli, skuadra e “dallëndysheve” synon të sjellë një mbrojtës me shumë përvojë.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ignazio Abate, ish-kapitenin e Milanit, aktualisht pa skuadër. Kontrata e Abate me kuqezinjtë përfundoi më 30 qershor, duke qenë kështu një lojtar i lirë të rmosë në çdo moment (luan në krahun e djathtë).

Sipas “calciomercato.com”, klubi po bisedon me menaxherin e lojtarit Abate, që u largua nga Milani pas 10 sezonesh (306 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë). Një lojtar që do ta ndihmonte shumë skuadrën e Brescia, që synon të lërë gjurmë këtë sezon.

Sport Brescia Milan