Balotelli nuk ndryshon kurrë, tallet me Mullerin

Pas ngjitjes në Serie A, Parma ëndërron të nënshkruajë me Balotellin

Tomas Myler bëri një ndërhyrje horror në ndeshjen me Ajaksin në mesjavë. Sulmuesi i Bajenrit jo vetëm që e dëmtoi lojtarin e holandez, Taliafikon, por u ndëshkua me karton të kuq.

Nuk kishte si të mos merrte vëmendjen edhe nga Mario Baloteli, i cili njihet se është në personazh që nuk i kursen shakat. Përmes një postimi në “Instagram” Baloteli është tallur disi me lojtarin gjerman.

Në foto shihet momenti kur Myler ndërhyn me takë, por në anën tjetër nuk është Taliafiko, por “SuperMario”, në një moment ku ka festuar golin e shënuar ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Europianit të vitit 2012. Në foton e dytë shihet sërish Baloteli në të njëjtën pozë, por Myler i shtrirë në tokë, i dëmtuar. Një thumbim i dyfishtë nga ana e lojtarit italian, i cili edhe një herë tjetër tregoi klas, por jashtë fushe tani.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti