Banda e Qazim Sejdinit në rrezik serioz, bashkimi banditëve të Idrizit me ata të Monikës prish balancat, Rama rrezikon Elbasanin

Banda e Qazim Sejdinit në rrezik serioz, bashkimi banditëve të Idrizit me ata të Monikës prish balancat, Rama rrezikon Elbasanin

Kjo marrëveshje opozitare sjell dhe “uljen” e armëve mes bandave të PDIU dhe LSI në Elbasan, por dhe në Dibër, dhe bashkimi i forcave sjell dhe nxjerrjen jashtë loje të bandës së PS dhe të Qazim Sejdinit. Nëse “Lala” do garojë për një mandat tjetër në krye të bashkisë, atëherë Rama rrezikon të humbasë këtë njësi vendore, në zgjedhjet lokale në qershor të vitit të ardhshëm

Shpëtim Idrizi kryetar i PDIU ka materializuar kalimin në krahun opozitar me takimin e sotëm me kreun e PD dhe të opozitës Lulzim Basha. Ky kalim është vlerësuar së tepërmi nga ana e lidershipit të PD, duke nënvizuar faktin se është një fuqizim i të djathtës në Shqipëri.

Por kjo ka sjellë jo pak probleme në koalicionin opozitar, duke qënë se kreu i PBDNJ Vangjel Dule largohet nga çdo koalicion në përbërje të të cilit është PDIU e Shpëtim Idrizit.

Por kanë shfaqur skepticizëm dhe dy aleatët e tjerë të PD, LZHK e Dashamir Shehit dhe PDK e Nard Ndokës, ku të dy liderët kanë dalë deputetë nga listat shumëmërore të PD.

Nga ana tjetër, është gëzuar shumë nga afrimi i Shpëtim Idrizit në kolicionin e së djathtës, pikërisht partia e dytë më e madhe në opozitë, LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Ndonëse një parti e majtë dhe e dalë nga PS në fund të 2004, duke provuar të qeverisë me PD e me PS, LSI e ka vlerësuar kalimin e PDI në opozitë si një fuqizim të opozitarizmit në Shqipëri dhe si një shpresë për një rezultat fitues, duke filluar nga zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Dhe si gjithnjë, një ndër “shesh-betejat” elektorale mbetet “kërthiza” e Shqipërisë por dhe e krimit në vend, Elbasani, i cili dominohet për sa i përket numrave në Kuvend nga Edi Rama dhe PS, ndërsa në pushtetin vendor qeveriset me dorë të fortë nga Qazim Sejdini.

Familja dhe më të afërmit e kryebashkiakut socialist të Elbasanit janë nën hetim pasuror, por dhe për lidhje me krimin, për shkak se Sokol Sanxhaktari, dhëndërri i tij qëndron pas të gjitha aferave, trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore por dhe krimit në këtë qytet.

Madje dhe nga opozita, Qazim Sejdini është cilësuar si njeriu që lëviz të gjitha fijet e bandave në qytetin e Elbasanit dhe më gjërë.

Por gjithnjë ka qënë në përplasje me bandat e tjera në këtë qytet, aq sa dhe PD e cila mori vetëm 2 deputetë në qarkun e Elbasanit, akuzoi banën e Sejdinit dhe të eksponentëve të PDIU në këtë qytet të kryesuar nga Aqif Rakipi, se terrorizuan njerëzit dhe blenë e vodhën votat.

Nuk ka mbetur pas në këto akuza dhe LSI e Monika Kryemadhit që ka akuzuar PDIU si një parti-bandë në këtë qytet. Madje mes bandës së Monikës, një pjesë e sjellë si “grup i gatshëm” nga Lezha, dhe bandës së Qifes së PDIU pati dhe përplasje me armë, ku pjesa më e madhe e të plagosurve u kurua në Tiranë, jashtë “radarit” të organeve ligjzbatuese, duke lënë pas vetëm akuzat e ndërsjella mes Kryemadhit dhe Idrizit.

Parë në syrin e zhvillimeve të sotme, kur PDIU kalon në krahun e opozitës, shpjegohet lehtë dhe gëzimi i LSI dhe Monika Kryemadhit për ndryshimin e kursit politik të Idrizit.

Pasi kjo marrëveshje opozitare sjell dhe “uljen” e armëve mes bandave të PDIU dhe të LSI në Elbasan, por dhe në Dibër, dhe bashkimi i forcave sjell dhe nxjerrjen jashtë loje të bandës së PS.

Në Elbasan bashkimi i bandës së LSI dhe të PDIU, shtuar dhe mbështetjen e PD, rrezikon seriozisht të eleminojë bandën e Qazim Sejdinit dhe për pasojë, nëse Sejdini do të garojë për një mandat tjetër në krye të bashkisë, atëherë Rama rrezikon të humbasë këtë njësi vendore, në zgjedhjet për pushtetin lokal në qershor të vitit të ardhshëm./Pamfleti

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti